“Mbështetje e plotë për përpjekjet e Lajcak. Një marrëveshje është e arritshme. Kosova do të fitojë shumë. Kosova duhet ta zbatojë detyrimin e saj të gjatë dhe të përmbushë themelimin e Asociacionit. Apeli im për Kosovën (dhe për Serbinë) për bisedimet e ardhshme në Ohër: ‘Mos e humbisni autobusin'”, ka shkruar ai në Twitter
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, do të bënte që të fitonte shumë Kosova dhe do të ishte një shans drejt normalizimit të marrëdhënieve.
Rohde apeloi që në takim e ardhshëm në Ohër, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke iu thënë “mos e humbisni autobusin”.
Gjithashtu, Rohde ka kërkuar themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
“Mbështetje e plotë për përpjekjet e Lajcak. Një marrëveshje është e arritshme. Kosova do të fitojë shumë. Kosova duhet ta zbatojë detyrimin e saj të gjatë dhe të përmbushë themelimin e Asociacionit. Apeli im për Kosovën (dhe për Serbinë) për bisedimet e ardhshme në Ohër: ‘Mos e humbisni autobusin’”, ka shkruar ai në Twitter.
Në Ohër më 18 mars, pritet të nënshkruhet plani evropian, e që është marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
E, sipas tij, nënshkrimi i marrëveshjes do të ishte një shans historik drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve dhe njohjes reciproke.
“Një marrëveshje do të përshpejtojë 🇽🇰integrimin euroatlantik dhe është një shans historik në rrugën drejt normalizimit të plotë dhe njohjes reciproke.”
https://twitter.com/GermanAmbKOS?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1634923821034782720%7Ctwgr%5E5f8639f4408faacb56a92bcc9dd197e95e42c146%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.dukagjini.com%2Fambasadori-gjerman-kurtit-dhe-vuciq-per-takimin-ne-oher-mos-e-humbisni-autobusin-eshte-shans-historik-drejt-njohjes-reciproke-2%2F