Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, në fjalën e saj në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se nëse në Kosovë ekziston femicidi, unë kërkoj mbrojtje nga shteti.
“Unë që sot kërkoj nga shteti që të më ofrojë ndihmë të më mbrojë sepse edhe unë jam grua. Sepse petku i deputetes nuk më mbron mua nga fenomeni femicid, i cili sipas dikujt ekziston në shoqërinë tonë. Prandaj, unë publikisht kërkoj nga institucionet që të më garantojnë sigurinë sepse del dikush të më vrasë në sheshin e Prishtinës. Nëse mund të vijmë në këtë konstatim, sepse është tmerri të dalë ministrja e Drejtësisë e të thotë: ‘Në Kosovë vriten gra vetëm pse janë gra. Hej! Kthjelluni!.’’- ka deklaruar Musliu.
Mehaj i shkruan Gërvallës, Italia e Belgjika refuzojnë t’i akreditojnë dy të propozuar për Atashe të Mbrojtjes
Musliu, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, por edhe në fjalën e saj në Kuvend, ka deklaruar se në Kosovë nuk ekziston femicidi, kjo ka ngjallur shumë pakënaqësi brenda në Kuvend, ku ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu, në kundër replikën e saj tha se nëse kriminelët dëgjojnë deputeten Musliu, më gjasë do të inspirohen nga ajo.
“Dhunuesit dhe kriminelët potencialë kur ju dëgjojnë teksa flisni, sigurisht që inkurajohen nga fjala jote. Mendësia jote shpërfaq mendësinë e qeverisjes së PDK-së.”- tha Haxhiu.