04/10/2024

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar vendimin e fundit të Këshillit të ministrave të Evropës për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian e ka miratuar në lexim të parë liberalizimin e vizave për Kosovën. Kjo çështje tani ka mbetur të miratohet edhe në seancën plenare të Parlamentit Evropian dhe pritet që më 1 janar 2024 vendit tonë t’i hiqet regjimi i vizave.

Ahmeti thotë se për natën e dytë të Vitit të Ri 2024, mërgata duhet të bëhet gati për pritje të mysafirëve.

“Nata e dytë e vitit të ri dihet ku. Diasporë: përgatitu për mysafir!”, shkruan ai në një status në Facebook.