19/04/2024
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Citaku i ka dal në mbrojtje deputetes së LVV-së, Saranda Bogujevci, pas disa sulmeve që i mori në rrjetet sociale.
“Neveritëse dhe të papranueshme sulmet denigruese kundër Saranda Bogujevcit. Rrjetet sociale po shpërfaqin brutalisht se sa shumë mllef është mbjellur në këtë shoqëri.
Me lehtësi të padurueshme shajmë, fyejmë, mallkojmë tjetrin, vetëm pse mendon ndryshe. Keq”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se, deputetja Bogujevci i ka reaguar ashpër deputetit të VV-së, Eman Rrahmanit, i cili tha se është kundër ligjit për riprodhim pasi sipas tij cenohet familja.
Deputetja e VV-së, Bogujevci, tha se ajo ka vendosur t’i besoj shkencës dhe të bëhet nënë pa pasur një burrë.
“E mora fjalën vetëm për ti sqaru disa gjana pa dashur të futem në replika, mendoj që është ligj tepër i rëndësishëm e kemi diskutuar shumë herë në rrafshe të ndryshme, kur i rregullojmë gjërat në shoqërinë tonë sa e lehtë është të merret kur vendimet munden me derteminu për neve si gra qysh vendosim ta jetojmë ne jetën tonë, dicka që nuk parashihet me pjesën e burrave”, ka thënë nënkryetarja e Kuvendit.
Bogujevci tha se po e thotë publikisht se nuk e ka pasur mundësinë që të ketë një burrë ose të dashur dhe ka vendosur të e përdor metodën shkencore që të ketë fëmijë.
Ajo tha se ka dashur të mos e jetë e limituar në atë se çka mendon një shoqëri për një normë dhe për të ka qenë e rëndësishme të jetë nënë e jo që atë ta determinojë një burrë.
“Unë po dua të jem e sinqertë dhe ta them edhe publikisht që përderisa unë nuk e kam pasur mundësinë të jem në lidhje apo të jem në lidhje martesore ose cfardo forme tjetër, kam dasht të bëhem nënë edhe unë duhet të jem e limitume në bazë të asaj që e the vetëm pse një shoqni mendon se një normë duhet të jetë në një formë të caktume. Përderisa unë kam dashtë të bëhem nënë për mua ka qenë me rëndësi cfarë ka ofruar shkenca me ma mundësu atë të drejtë e jo me ma determine një burrë, që unë duhet medoemos të kem një burrë me të cilin martohem për tu bërë nënë”, tha Bogujevci.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 940x400