22/02/2024

DY FËMIJË TJERË SHPËTOJNË NGA ZJARRI

Dy fëmijë kanë humbur jetën në zjarrin që ka shpërthyer në një shtëpi në Moravicë të Vjetër të Suboticës, kanë njoftuar mediat serbe duke u thirrur në njoftimet e Drejtorisë së Policisë në Suboticë, njofton KlanM.

Dy viktimat janë të moshës një dhe trevjeçare, kurse sipas informacioneve jozyrtare, dy fëmijë tjerë kishin arritur të largohen nga shtëpia dhe t`i shpëtojnë zjarrit.

Autoritetet serbe, sic percjell KlanM, supozojnë se ngrohja me dru ka qenë shkaktare e zjarrit. Edhe pse është intervenuar shumë shpejt, tragjedia ka qenë e pashmnagshme.

Familja e goditur nga tragjedia, sipas mediave serbe, ka tetë fëmijë, kurse katër prej tyre në momentin e zjarrit kanë qenë në shkollë.

Të rikujtojmë se para dy ditëve, në Novi Pazar, nga zjarri humbën jetën katër fëmijë.watch