Modelja shqiptare, Jori Delli, e cila u bë pjesë e “Big Brother Vip Albania” të shtunën që lamë pas, për vite me radhë ka qenë imazh i “Sportitalia” në Itali.
Nuk e dimë sa e mbani mend por në vitin 2019, modelja shqiptare pati një projekt të përbashkët me dy yjet e futbollit Cristiano Ronaldo dhe Neymar.
Në gusht të 2019-s, Jori ishte protagoniste në një spot reklamash me futbollistët e njohur. Spotin jua sjellim më poshtë:
Për këtë takim, Jori ka folur në emisionin e famshëm italian “Tiki Taka”. Ajo tha se përpara se të fillonte të xhironte atë reklamë, u detyrua të nënshkruante një marrëveshje konfidencialiteti. Jori saktësoi se kishte takuar Neymar dhe Cristiano vetëm për shkak të këtij bashkëpunimi pune, duke hedhur poshtë aludimet për ndonjë romancë.
25-vjeçarja ka deklaruar gjithashtu se në atë kohë ishte ende e fejuar me Simone Camolese, djalin e Giancarlo, një ish-trajneri i Torinos dhe Livornos dhe se pas përfundimit të xhirimeve ajo u ndesh me Ronaldon në semafor.
“Unë isha në makinë me ish-in tim teksa ai ishte me Rolls-Royce-in e tij. Ai më pa dhe më buzëqeshi,” tha Jori.
https://www.instagram.com/joridelli/?utm_source=ig_embed&ig_rid=5e828846-b27a-4aea-8fd6-3e0277743a5c