Një grua ka raportuar se është dhunuar.
Sipas njoftimit nga raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, ankuesja ka raportuar se më 3 mars një burrë e ka dhunuar atë.
Policia thotë se lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore për procedurat e mëtutjeshme.
“Magjistralja Ferizaj-Prishtinë 03.03.2023. Ankuesja ka raportuar se i dyshuari kishte kryer veprën e lartcekur ndaj saj. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore për procedurat e mëtutjeshme”, thuhet në njoftim.