Sonte me fillim nga 20:45 në Rubikon me Adriatik Kelmendi, për herë të parë Klan Kosova sjell reportazh brenda Gjykatës Speciale në Hagë.
Po ashtu sonte ekskluzivisht në Rubikon ju sjellim edhe një intervistë me Nevenka Tromp, autore e librit ”Gjykimi i papërfunduar i Slobodan Milosheviqit”.
Klan Kosova është media e parë e rajonit, të cilës i është lejuar qasje me kamera në hapësirat e brendshme të objektit ku më 3 prill pritet të fillojë gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi.