07/10/2024

Në seancën e sotme të Kuvendit, kryeministri i Kosovës Albin Kurti është pyetur lidhur me 4,000 banesat e premtuara për çiftet e reja.

Kurti ka thënë se projekti për banim të përballueshëm është unik dhe krejtësisht i ndryshëm prej banesave për raste sociale që veçse ekzistojnë në Kosovë. Ai tregoi se është miratuar kredia prej 25 milionë euro nga Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës dhe shpejt pritet të vjen në Kuvend si projektligj dhe marrëveshje.

Kurti ka thënë se projekti “do të fillojë të zbatohet gjatë vitit 2023”, duke shtuar se varen nga komunat për dhënien e tokës komunale në shfrytëzim për banesat. Deri tash, janë siguruar lokacione në Prishtinë, Pejë dhe Gjilan, ka deklaruar Kurti.