18/07/2024

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka kërkuar sot që t’i ndalet fjala deputeti Hysen Berisha.Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se Qeveria po kërcënon deputetët që të mos flasin për rastin Dehari.

“Mbylle gojën, mbylle, ska ashtu me folë cka ti teket këtij’ kërcënonte sot nga ulesja e ministres së drejtësisë Albulena Haxhiu, teksa provonte me ia ndalë fjalën deputetit Hisen Berisha. Kjo Qeveri po provon ti ndalë fjalimet e deputetëve në kohën që kryministri Kurti dhe ministrja Haxhiu do të duhej të sqaronin opinionin publik se çfarë dinë ata në lidhje më zhdukjen e mostrave të rastit Dehari?”, ka shkruar Deliu-Kodra.Ai ka kritikuar Qeverine Kurti që nuk ka ndërmarr asnjë hap për të zbardhur këtë rast.
“A kanë ndërmarrë deri me tani ndonjë veprim për të zbardhur të vërtetën e plotë të zhdukjes së këtyre provave? Pse edhe më tutje po vazhdojnë të heshtin karshi akuzave që i përfshijnë ata në mënyrë direkte në krimin e zhdukjes së mostrave të rastit Dehari? Cilat janë ndërhyrjet flagrante politike të kabinetit të ministres në Institutin e Mjekësisë ligjore?”, ka shkruar Deliu-Kodra.