Mbrëmja e sotme ishte tragjike për katër familje kosovare. Katër të rinj humbën jetën tragjikisht, në një aksident të rëndë që ndodhi para dy orësh në rrugën Ferizaj-Shtime.
Plagëve që morën si pasojë e përplasjes me një veturë tjetër ata nuk arritën t’iu mbijetonin dhe fatkeqësisht vdiqën në vendin e ngjarjes, raporton Gazeta Sinjali.
Burime nga Emergjenca kanë bërë me dije për Sinjalin se tre nga katër personat e vdekur në këtë aksident tragjik janë A.I, 21-vjeçar, M.B, 23-vjeçar dhe A.M, 39-vjeçar, teksa personi tjetër akoma nuk është identifikuar.
Vdekjen e tyre e ka konfirmuar ekipi mjekësor që doli në vendin e ngjarjes, ndërsa si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar edhe një çift, që pësuan lëndime të rënda trupore.
Sipas të njëjtave burime, burrë e grua janë dërguar tashmë në QKUK, ku po marrin trajtim mjekësor dhe akoma nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.