Paga mesatare mujore neto si dhe ajo bruto e muajit dhjetor 2022 për punonjësit tashmë ka shënuar një rritje të re, duke arritur në nivel rekord.
Lajmin për rritje të pagës mesatare e ka konfirmuar dhe zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Grubi shkruan se edhe një premtim zgjedhor tashmë është përbushur, teksa thekson se vazhdimisht po punohet për përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve.
Kujtojmë se kjo rritje e pagës mesatare neto llogaritet për 14.8 për qind më e lartë se ajo në dhjetorin e vitit 2021.
Statusi i plotë:
Përmbushëm edhe një premtim zgjedhor, paga mesatare shënoi nivel rekord të rritjes.
Paga mesatare mujore e paguar neto për punonjës, në dhjetor të vitit 2022 është 34.364 denarë, ndërsa paga mesatare mesatare mujore bruto ka arritur 51.387 denarë.
Mbesim të përkushtuar për të vazhduar trendin progresiv të përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve!