16/02/2025

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare të enjten.

Në rend dite do të jetë propozimi i Grupit Parlamentar të LVV-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Haki Abazi, ka thënë të mërkurën se kryeministri ka urdhëruar shkarkimin e tij nga pozita e kryetarit dhe anëtarit nga Komisioni për Stabilizim-Asocim BE-Kosovë.

Po ashtu, Kuvendi voton në parim Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës si dhe shqyrton projekt-rezolutën për faturat e tatimit në pronë.

Pikat e rendit të ditës:
1. Miratimi i procesverbaleve të seancave të mëparshme,

2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

3. Pyetjet parlamentare,

4. Propozimi i GP të LVV-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare,

5. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-211 për verëra,

7. Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së rritjes së faturave të tatimit në pronë.