Zyrtari i PSD-së, Zgjim Hyseni e ka krahasuar Haki Abazin në LVV me një kredi të keqe që tashmë mori fund, raporton Gazeta Blic.Hyseni tutje ka thënë se rënie dhe ngritja e Abazit në VV, flet shumë për partinë.
“Rënia dhe ngritja e Hakiut, megjithatë, flet shumë për partinë. VV është parti me fillim dhe fund te Albin Kurti. Partitë në Kosovë përgjithësisht i karakterizon liderizmi, por rasti i VV-së është tjetër. Figura e Njëshit këtu nuk është veç mbyllje, është dhe greminë edhe shkretëtirë. Hendeku është i thellë edhe i gjatë. Nuk ka botë përtej tij. Nuk ka as ndryshe prej tij, as përtej tij” shkruan Hyseni në Facebook raporton Gazeta Blic.
Reagimi i plotë:
Haki Abazi ishte një kredi e keqe, kontrata mori fundHaki Abazi-VV ka qenë prej fillimit marrëdhënie e dyanshme interesi: kontratë. VV njëmend përfitonte qasje në disa media, por edhe mashtohej fort se me Hakiun, ish drejtor në Rockefeller, po i hapen dyert e lobimit nëpër qendrat e vendosjes; pala tjetër, (Hakiu) teksa kishte paketuar veten sikur kreditë e këqija, merrte si kundërvlerë pozitën e dytë në Qeveri. Fundi i kësaj kontrate është fundi i kësaj marrëdhënieje.
Rënia dhe ngritja e Hakiut, megjithatë, flet shumë për partinë. VV është parti me fillim dhe fund te Albin Kurti. Partitë në Kosovë përgjithësisht i karakterizon liderizmi, por rasti i VV-së është tjetër. Figura e Njëshit këtu nuk është veç mbyllje, është dhe greminë edhe shkretëtirë. Hendeku është i thellë edhe i gjatë. Nuk ka botë përtej tij. Nuk ka as ndryshe prej tij, as përtej tij.