12/07/2024

Në moshën 50 vjeçare vdiq atleti gjerman ish-kampioni Tim Lobinger që ka humbur luftën kundër kancerit. Ai në vitin 2017 u diagnostikua me leukemi

Me terapinë me qeliza staminale dhe falë kimioterapisë, kanceri u trajtua me sukses për disa muaj madje u zhduk për një kohë të shkurtër.

Në vitin 2018, megjithatë, sëmundja vdekjeprurëse u rikthye, këtë herë nuk mund të mposhtej më.

Në fund të viteve të 90-ta, Lobinger ishte një nga kërcyesit më të mirë në Gjermani: përveç të artës së Kupës së Botës në sallë (2003), ai fitoi edhe medaljen e artë në Kampionatin Evropian në vitin 1998.

Së fundmi në një intervistë në “Bild” ka thënë: “Nuk do të ketë më shërim për mua”.