10/12/2024

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në intervistën e dhënë për gazetarin Blendi Fevziu, në emisionin Opinion, thotë se plani franko-gjerman parasheh njohjen de facto mes Kosovës dhe Serbisë. Por ai thekson se ky plan është më tepër një marrëveshje bazike që synon normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, por nuk është një marrëveshje finale.

Flitet për një plan franko-gjerman, pse nuk bëhet publik?

Është kërkesë e ndërmjetësve europianë, emisarëve nga Brukseli, Parisi dhe Berlini, që pa pasur një hap konkret drejt pranimit të tij të mos ketë zbardhje të plotë të përmbajtjes së tekstit.

Si ka nisur ky plan?

5 emisarët ishin bashkë më 20 Janar këtu, pra të gjithë janë bashkë në këtë plan.

Pra plani është i dakordësuar midis të gjithëve…

Më shumë do thoja që është në fazën e një propozimi, i cili merr shumë nga fryma dhe paragrafët e caktuara të marrëveshjes mes dy Gjermanive.

Pra është një plan në lëvizje, thoni ju, nuk është i definuar plotësisht. Ka vend për negocim?

Plani nuk është plan pa elementin kohor dhe ai ka ngelur të negociohet. Ndërkaq propozimi…

Thelbi negociohet, apo ju kanë thënë ky është teksti, pranojeni ose s’ka?

Herën e parë kur na e kanë sjellë më datë 9 Shtator, nuk ka qenë merre ose lëre. Ndërkaq më datën 20 janar, për shkak se kishin kaluar shumë kohë, për bindjen time pa nevojë, kemi mundur që të takohemi më shpesh, më herët, të bëjmë më shumë, ishte shumë afër merre ose lëre. Prandaj unë siç kam thënë edhe në Shtator, e përsërita në Janar, që është bazë e mirë për diskutime të mëtejshme.

Bazë e mirë për negocime të mëtejshme, do të thotë që kjo është një bazë, por këto negocime mund të zgjasin me vite. Kosova dhe Serbia kanë 23 vjet që negociojnë në njëfarë mënyre…

Propozimi natyrisht që nuk është propozim i cili nuk nënkupton bisedime të mëtejshme, ndaj dhe ne e konsiderojmë bazë të mirë.

Sepse unë këtë ju pyeta. Ju dhanë këtë dhe ju thanë na firmose, apo ju thanë ju japim këtë dhe negocioni në një pikë.

Jo. Ne e pranojmë në parim, duhet të negociojmë dhe më pas duhet ta shndërrojmë atë propozim në marrëveshje sepse ka shumë gjëra ende të padefinuara. Sidomos sa i përket garancive ndërkombëtare, mekanizmave implementues, dhe sekuencimin kohor.

Mendoni që ky do jetë një plan final? Mund të jetë një plan final zoti Kurti?

Nuk është i menduar si një propozim për marrëveshje finale. Por është një normalizim që ende nuk është normalizim i plotë, meqenëse parasheh, mund të themi, njohjen de facto. Njohjen de facto e kemi aty.

De facto është një njohje midis dy vendeve.

Padyshim.

Ndërkohë ju keni thënë në parlamentin e Kosovës, që marrëveshja finale, pa njohjen reciproke në qendër nuk mund të ketë.

Po nuk është finale, ndaj po them.

Pra kjo është një fazë kalimtare që jep njohje de facto, por jo de jure të Kosovës?

Është më tepër një marrëveshje bazike, e cila bën normalizim e marrëdhënieve, jo normalizim të plotë. Me marrëveshje që është ligjërisht dhe ndërkombëtarisht e obligueshme, ndonëse jo finale./tvklan.al