20/04/2026

Një serb është arrestuar të mërkurën në magjistralen Gjilan-Prishtinë.

Ai ka tentuar t’u japë ryshfet policëve që e kishin ndaluar në rrugë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull serb shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti pasi ishte ndalur nga njësiti policor, gjatë kontrollimit të dokumente, u ka ofruar 20 € ryshfet. Paratë janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.