Arrestohet një i mitur, dyshohet për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të mitur i cili dyshohet për një rast të vjedhjes së rëndë.

Ai thuhet se është arrestuar të mërkurën, derisa rasti bëhet e ditur se ka ndodhur më 9 prill, në fshatin Smirë të Vitisë.

“Drejtoria rajonale e policisë Gjilan, njësiti i hetimeve të stacionit policor Viti me datën 12.04.2023 si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve të shpejta hetimore ka arritur që ta identifikoj dhe arrestoj të dyshuarin e mitur (mashkull kosovar shqiptar). Arrestimi i tij është bërë pasi i njëjti dyshohet se ka qenë të involvuar në një rast ,,Vjedhje e rëndë’’ i ndodhur me datën 09.04.2023 në një lokal biznesi në fshatin Smirë, në të cilin rast ishin vjedhur një shumë e të hollave”, thuhet në njoftim.

Pas arrestimit thuhet se i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. “Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 24 orë dhe rasti do të përcillet në Prokurorinë Themelore”, thuhet në njoftim.

Share post: