19/04/2026

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se mot i nxehtë do të mbajë edhe të martën.

Temperaturat minimale pritet të sillen ndërmjet 15-18 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 29-33 gradë.

Në njoftim thuhet se do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndim me shpejtësi 1-2 m/s.

Mot i nxehtë do të mbajë gjatë tërë javës, e Instituti iu ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes dhe të shmangin kontaktin direkt me rrezet e diellit.