10/09/2024

Mot me diell dhe pjesërisht i vranët pritet të mbajë të martën në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës pritet të ketë riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Në vende të izoluara parashihen reshje breshëri me stuhi.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius.“Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.