10/09/2024

Më 25 maj u raportua se në Gjilan, një grua ishte grabitur nga dy persona të maskuar, derisa ajo kishte qenë i shoqëruar nga djali i saj.

Po ashtu u tha se dyshohet se ajo edhe ishte dhunuar nga të dyshuarit.

Por, pas hetimeve të zhvilluara kjo po del të jetë krejt rrenë.

Kështu të paktën deklarojnë Prokuroria dhe Policia e Gjilanit, transmeton Klankosova.tv

N.R, tani dyshohet për “Lajmërim apo kallëzim të rremë”.

“Me urdhër të prokurorit e dyshuara gjendet në ndalim 48 orësh dhe ndaj të njëjtës brenda afatit ligjor do të vendoset rreth masës për sigurimin e pranisë në procedurë penale”, thuhet në njoftim.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, në koordinim të plotë me Njësinë e Hetimeve Rajonale në Gjilan, me qëllim të zbardhjes së këtij rasti kanë ndërmarrë veprime intensive hetimore, ku bazuar në provat e marra, deklarimet e palëve të përfshira në rast, raportet mjekësore nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, analizimit të shumë materialeve me video-incizime janë siguruar dëshmi se gjithë ngjarja ka qenë një inskenim dhe e njëjta ka raportuar rrejshëm me rastin e lajmërimit të saj në polici”, theksohet tutje.
.