19/04/2026

Policia e Kosovës ka njoftuar se një i mitur në Mitrovicë të Veriut është shoqëruar në stacionin policor pasi ka shkruar disa grafite me përmbajtje të përçarjes.

Siç njofton policia, me vendim të prokurorit, i mituri është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Mitrovicë Veri 01.05.2024-16:24. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që kishte shkruar disa grafite me përmbajtje të përçarjes. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.