Një grua është arrestuar në Fushë Kosovë nën dyshimin se e ka braktisur fëmijën e saj duke e lënë vetë në banesë.
Policia njofton se me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje, ndërsa fëmija në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale tek një familjar i tij, përcjell Klankosova.tv.
