20/04/2026

Katër të mitur të moshave 14 dhe 15 vjeç janë proceduar penalisht nga Komisariati I Tiranës pasi vodhën disa pjesë automjetesh në një biznes në autostradën Tiranë-Vorë.

Gjatë kontrolleve policia gjeti një pistoletë me municion luftarak në banesën e njërit prej 14-vjeçarëve, shkruan tvklan, transmeton klankosova.tv.

Sipas policisë, armën adoleshenti e publikonte dhe në rrjete sociale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.