Një grua dyshohet se është dhunuar më 30 dhjetor të 2023-s në Fushë-Kosovë, e Policia ka njoftuar se rasti është raportuar të dielën (10 mars), me ç’rast është arrestuar një person.
Viktima kosovare ishte nën ndikimin e alkoolit, e të dyshuarit i është sekuestruar një pistoletë me gaz. Ai është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
Rasti është iniciuar si “dhunim”.“Është raportuar se viktima femër përderisa ishte nën ndikim të alkoolit, dyshohet se ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull . I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me gaz. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e plotë.
