Një rrahje mes një gruaje dhe një burri ka ndodhur në Fushë Kosovë.
Policia ka bërë të ditur se deri tek kjo ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje, njofton Klankosova.tv.
“Është raportuar për një mosmarrëveshje në mes të dyshuarit mashkull dhe një femre kosovare, ku sipas tyre pas një mosmarrëveshje verbale të njëjtit më pas kanë sulmuar fizikisht njëri –tjetrin”.
“Lidhur me rastin palëve u është ofruar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raportin e policisë.
