Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se një numër i madh i komunave janë në mungesë të noterëve.
Derisa në seancën e sotme të kuvendit të Kosovës, po votohet për disa projektligje, Tahiti ka thënë se Projektligji për Noterinë, është ligj i vonuar.
“Është bërë problem i madh për shkak se një numër i madh i komunave të Kosovës po ballafaqohen në mungesë të noterëve. Shumë komuna duhet të shkojnë në komuna te tjëra për të marrë një shërbim të noterisë, që një transaksion është i ligjshëm ose një dokument është vital, dhe krejt kjo kohë është duke i kushtuar secilit qytetar dhe secilit sektor”, tha Tahiri.
“Ne mendojmë se kjo ishte dashtë të vinte më herët. Është ligj i vonuar, e kemi pa këtë ligj dhe ka disa çështje që duam t’i adresojmë. Ne si grup parlamentar do të abstenojmë ndërsa në komision do të kemi propozim konkret për këtë nen”, u shpreh Tahiri, njofton Klankosova.tv.
