20/04/2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se e inkurajon Serbinë që të bëjë hapa përpara, “përfshirë edhe kompromise kur është e nevojshme”, me qëllim normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë nga afër me ju, me Prishtinën dhe me partnerët tanë nga BE-ja, për të arritur këtë qëllim të rëndësishëm”, tha Biden.Ai i bëri komentet në një mesazh urimi dërguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me rastin e Ditës së Shtetësisë së Republikës së Serbisë.Biden tha, po ashtu, se e inkurajon Serbinë që të vazhdojë të ecë përpara me promovimin e paqes dhe të stabilitetit në rajon.Kosova dhe Serbia janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve nga viti 2011.Së voni, Qeveria e Kosovës nxiti reagim të ashpër nga SHBA-ja me një vendim që e ndalon përdorimin e dinarit serb në Kosovë.