19/04/2026

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ishte sot në ceremoninë e zbulimit të shtatores së veprimtarit Adem Demaçi në Podujevë.

Kryeministri Albin Kurti e përshëndeti edhe Sejdiun gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, ndërsa më pas të dy patën mundësi të komunikonin pak me njëri-tjetrin.

Llapi.info publikoi një fotografi ku shihen Kurti dhe Sejdiu duke biseduar, ndërsa ecin në sheshin e Podujevës.