19/04/2026

shtyhet-seanca-e-kuvendit-te-prishtines-–-opozita-e-akuzon-ramen:-po-vendos-diktature

shtyhet-seanca-e-kuvendit-te-prishtines-–-opozita-e-akuzon-ramen:-po-vendos-diktature

Me kërkesë të kryetarit të Prishtinës Përparim Rama, është shtyrë seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal.

Seanca ishte thirrur nga vet kryetari i kryeqytetit, në të cilën parashihej të votohet rregullorja e re e NPL “Prishtina Parking” dhe çmimorja e re e faturimit për NPL “Pastrimi”.

Pas shtyrjes së seancës fillimisht për një orë, kryesuesi i Kuvendit komunal lexoi kërkesën e kryetarit Rama, për anulimin e mbledhjes së jashtëzakonshme dhe përfshirjen e pikave të rendit të ditës në një seancë të rregullt, raporton eo.

Ndërkaq, nga opozita u deklaruan së kjo mbyllje arbitrare e seancës është në kundërshtim më procedurat derisa akuzuan LDK-PDK për vendosje të diktaturës.