

-
09:30 – 16:15Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës (MPJD) organizon Forumin Ndërkombëtar “Ulpiana”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
Agjenda:
09:30 – Vërejtjet hapëse nga Liza Gashi, zv.ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës
09:45 – Paneli i hapjes “Migrimi përmes angazhimit të Diasporës”. Marrin pjesë ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla; ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani; Artemis Malo, zv.ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë
11:45 – Seancat paralele:
Nga politika në praktikë: Modele të suksesshme në rolin e qeverisë në angazhimin e diasporës (Salla e konferencave “Andromeda”)
Dixhitalizimi i Diasporës: Nga AI në Rrjetet e A&I (Salla “Cassiopeia”)
Të dhënat për diasporën: Ndërtimi i shkallës në komunikim, rrjetëzimi dhe shtrirja për angazhimin e diasporës (Salla “Ariga”)
14:30 – Prezantimi “Modeli i Angazhimit të Diasporës së Kosovës: Nga shërbimi në angazhim”
15:00 – Seancat paralele:
Diaspora dhe Lidhja e Paqes për zhvillimin humanitar: Gjenerimi i ndikimit në klimë, humanitarizëm, siguri dhe rini (Andromeda)
Diaspora & Talenti: Një kufi i ri për një ekonomi të diturisë pa kufi (Cassiopeia)
Diaspora dhe Transformimi Ekonomik: Shpërndarja përmes dhe përtej remitancave (Ariga)
16:15 – Fjala përmbyllëse
-
09:30Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban ceremoninë e eventit “Ditët e Gjyqësorit”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
-
09:30Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit (UP) organizon “Konferencën e IV-të shkencore ndërkombëtare në edukim fizik, sport dhe shëndet”. (Amfiteatri i Administratës Qendrore të UP-së)
-
10:00Kuvendi Komunal i Prishtinës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i Komunës)
-
10:00
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Artin dhe Kulturën. (Kuvendi i Kosovës)
-
10:00Tempulli në bashkëpunim me Asociacionin Kosovar të Motorizimit (AMRKS) dhe Institutit për Siguri Rrugore dhe Hulumtime në Transport, shënojnë Ditën Botërore e Përkujtimit të Viktimave në Aksidentet në Trafikun Rrugor, përmes dhurimit të gjakut. (Qendra për Transfuzionin e Gjakut)
-
10:30Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë organizon tryezën ndërparlamentare të komisioneve për punë të jashtme dhe komisioneve për integrim evropian të Kuvendeve të Kosovës, Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut. (Kuvendi i Kosovës, N506)
-
19:00Shtëpia Botuese “Littera” promovon librin “The Lil’s Poem” të Halil Matoshit. Për librin do të flasin Nerimane Kamberi, Blerina Rogova Gaxha dhe Donika Dabishevci. (Teatri “Oda”, Prishtinë)
