17/01/2025

cka-pritet-te-ndodh-sot-ne-kosove?

cka-pritet-te-ndodh-sot-ne-kosove?

Ngjarjet e paralajmëruara:

09:00

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë) ***Seanca transmetohet dhe në faqen e Facebookut të EO.

10:00

Mbahet ceremonia e nënshkrimit të granteve dhe Panairi i bizneseve në pronësi të grave të minoriteteve. Marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani dhe drejtoresha e USAID-it, Mary Eileen Devitt. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

11:00

Partia Socialdemokrate (PSD) realizon një aksion simbolik lidhur me çështjen e Asociacionit. Pas aksionit, për medie do të prononcohet kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj. (Pranë sheshit “Ibrahim Rugova”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

11:00

Mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës së zv.komandantit të KFOR-it. (Kampi “Film City”, Prishtinë)

13:00

Grupi Parlamentar i AAK-së organizon tryezë diskutimi në lidhje me Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024. (Ndërtesa e Kuvendit, salla nr. 506) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.