23/01/2025

Me temën “Luftimi i dezinformimit dhe propagandës përmes edukimit medial për komunitetet joshumicë në Kosovë”, gazeta online Reporteri.net në partneritet me mediumin “Front Online” dhe Institutin për Hulumtime “Front” shpallin thirrjen e hapur për trajnimin e 100 të rinjve të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian.

Trajnimet kanë për synim edukimin medial të të rinjve të moshës 18-35 vjeç nga komunitetet joshumicë në Kosovë për identifikim dhe luftimin e dezinformimit dhe propagandës.

Gjatë këtij procesi, 6 nga kandidatët më të suksesshëm që dalin nëpërmjet një gare të hapur dhe transparente gjatë zhvillimit të trajnimeve në 5 rajone të ndryshme të Kosovës, do të përzgjidhen për të kryer punë praktike në mediat dhe organizatat partnere të projektit.

Kandidatët e përzgjedhur do të mësohen dhe trajnohen nga gazetarë profesionistë, të njohur, me përvojë të gjatë në fushën e mediave në Kosovë.

Ky projekt financohet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë dhe implementohet nga R Media L.L.C (Reporteri.net).

Kush ka të drejtë të aplikojë?

Të gjithë të rinjtë e moshës 18-35 vjeç, gratë dhe personat me aftësi të kufizuara nga radhët e komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian nga të gjitha zonat rurale dhe urbane të Kosovës.

Çka do të përfitoni nga trajnimi?

Praktikat më të avancuara të cilat do t’iu ndihmojnë t’i zhvilloni aftësitë tuaja në edukimin medial dhe njëkohësisht do të përgatiteni për tregun e punës. Po ashtu 6 kandidatët më të suksesshëm do të angazhohen në punë praktike 6 mujore me pagesë në mediat “Reporteri.net” dhe “Front Online”.

Mënyra dhe afati i aplikimit

Të gjithë të interesuarit nga radhët e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian duhet t’i dërgojnë të dhënat personale në adresën elektronike: [email protected].

Afati i fundit për aplikim deri më 24 nëntor 2023.

With the theme “Fighting Disinformation and Propaganda through Media Education for Non-Majority Communities in Kosovo,” the online newspaper Reporteri.net, in partnership with the medium “Front Online” and the Institute for Research “Front,” announces the open call for training 100 young people from the Roma, Ashkali, and Egyptian communities. The training aims to educate these young people, aged 18-35, from non-majority communities in Kosovo to identify and combat disinformation and propaganda.

During this process, 6 of the most successful candidates will be selected for internships through an open and transparent competition in the media and partner organizations of the project, following trainings conducted in 5 different regions of Kosovo.

The selected candidates will be taught and trained by professional, well-known journalists with extensive experience in the field of media in Kosovo.

This project is financed by the U. S. Embassy in Kosovo and implemented by R Media L.L.C. (Reporteri.net).

Who is eligible to apply?

All young people aged 18-35, including women and persons with disabilities from the Roma, Ashkali, and Egyptian communities, from all rural and urban areas of Kosovo.

What will you gain from the training?

Participants will learn the most advanced practices that will help them develop skills in media education and simultaneously prepare them for the job market. Additionally, the 6 most successful candidates will engage in 6 months of paid practical work with the media “Reporteri.net” and “Front Online.”

Application Method and Deadline

All interested individuals from the Roma, Ashkali, and Egyptian communities should send their personal data to the email address: [email protected]

by November 24, 2023.