Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar pasi Prokuroria Speciale ka lëshuar autorizim që të intervistohet Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, lidhur me rastin Dehari.
Basha ka thënë se kjo prokurori s’ka asnjë aktakuzë lidhur me rastin Dehari qe shtatë vjet, derisa i ka cituar disa deklarata të Ambasadës së ShBA’së në Kosovë lidhur me Këshillin Prokurorial të Kosovës.
“Prokuroria që: 1. S’ka asnjë Aktakuzë për rastin e Astrit Deharit për 7 vjet rresht, 2. Prokuroria që në bashkëpunim me AKI-në ka synu me shpallë Levizjen Vetëvendosje si organizatë terroriste, 3. Prokuroria që e ka tërhjek aktakuzën për Kryeterroristin Radojçiç, paska gjet kohë me ngrit Aktakuzë ndaj Arlindit dhe Egzonit, dhe