Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, qe pjesë e Ballos së Marinsave Amerikanë, në të cilën ngjarje nderohet përkushtimi, sakrifica dhe angazhimi i grave dhe burrave në uniformë, të cilët kontribuojnë për paqe në Kosovë.
Ajo u pa bashkë me bashkëshortin e saj, Zotëriun e Parë, Prindonin si dhe ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier, ky i shoqëruar po ashtu nga bashkëshortja e tij.
”Mbrëmë, ishim të ftuar në Marine Ball, ku nderuam përkushtimin, sakrificën dhe angazhimin e palëkundur të grave dhe burrave në uniformë, të cilët po kontribuojnë për paqe në Kosovë dhe kudo në botë.
Faleminderit për shërbimin tuaj!”.
Ky event çdo vit shënohet nga Detashmenti i Marinsave të Ambasadës Amerikane.