18/01/2025

abdixhiku-kurtit:-eshte-gabim-nese-e-nenshkruani-statutin-e-asociacionit-me-serbine,-eshte-ceshtje-e-kosoves

abdixhiku-kurtit:-eshte-gabim-nese-e-nenshkruani-statutin-e-asociacionit-me-serbine,-eshte-ceshtje-e-kosoves

Kreu i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se propozimi për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, nuk duhet të nënshkruhet me Serbinë, meqë statuti i Asociacionit është çështje e brendshme e Kosovës.

Abdixhiku ka thënë se nuk është më relevant nënshkrimi për këtë dokument, meqë veç ekziston Marrëveshja e Ohrit.

“Ky është dokumenti që për herë të parë Kosova e ka pranuar zyrtarisht. S’mund të krahasosh dicka që s’ka ekzistuar më parë. Pra është një dokument që na del e na shpërfaqet për herë të parë dhe me aq sa kryeministri pranoi i referohet marrëveshjes së 2013. Unë i them kështu, ky dokument nuk duhet të nënshkruhet me Serbinë. Statuti i Asociacionit është çështje e Kosovës. Kuptoni këtë gjë. Është gabim nëse e nënshkruani statutin e Asociacionit me Serbinë, është çështje e brendshme e Kosovës dhe meqë ju keni një marrëveshje me Serbinë, nuk është më relevante nënshkrimi. Ju vetë sapo na thatë që Marrëveshja e Ohrit është obligim ndërkombëtar”, ka thënë Abdixhiku.

Tutje, Abdixhiku tha se Kurti s’po e kërkon më njohjen..

“Pse Serbia duhet edhe të nënshkruajë dicka, sepse kryeministër Serbia po merr gjithçka e s’po jep agsjë Po e merr Asociacionin me autonomi, e s’po jep asgjë. Pse me dhanë, kur ti s’po i kërkon. Për të dhënë Serbia dicka, duhet t’I kërkosh. Por, kryeministri spo e kërkon më njohjen”, ka thënë Abdixhiku.