20/04/2026

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar vdekjen e një burri në Rahovec, i cili sipas dëshmitarëve thuhet se ka qenë person me të meta mentale.

Rasti ka ndodhur në fshatin Opretushë të Rahovecit të martën.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Sipas dëshmitarëve viktima ishte person me të meta mentale. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.