19/04/2026

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se është takuar me kryetarët e bashkive të shtetit të ShBA-së, Norwalk, Ft. Dodge, Cedar Falls, Council Bluffs, Johnston dhe Des Moines.

Përmes një postimi në platformën “X”, Osmani ka njoftuar se kanë diskutuar për rritjen e bashkëpunimit me komunat binjake anembanë Kosovës.

Pjesë e diskutimeve ishte dhe mundësitë për forcimin e marrëdhënieve mes vendeve.

“Patëm një diskutim të mirë për rritjen e bashkëpunimit me komunat binjake anembanë Kosovës dhe mundësitë për forcimin e mëtejshëm të partneritetit tonë”, ka shkruar Osmani.