20/04/2026

ymeri:-qeveria-po-e-demton-interesin-e-kosoves-duke-refuzuar-cdo-gje-ne-dialog

ymeri:-qeveria-po-e-demton-interesin-e-kosoves-duke-refuzuar-cdo-gje-ne-dialog

Njohësi i çështjeve politike, Visar Ymeri ka vlerësuar se Qeveria ‘Kurti’ duhet të jetë më aktive në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Ai në një intervistë për Front Online tha se Qeveria po e dëmton interesin e Kosovës duke refuzuar çdo gjë në dialog.

Sipas tij, pushteti po kërkon diçka që është e pamundur.

“Nëse ka ndonjë dokument të ri vështir të besohet që është ndryshe nga ai që e kemi parë tashmë. Kërkesa për me kushtëzuar dialogun mund të kuptohet si kërkesë për ta zvarritur atë për të cilën mund të ketë ndëshkime për të dyja palët. Kosova duhet të jetë aktive në dialog e dëmton interesin e Kosovës nëse Qeveria shkon në secilën takim të dialogut duke thënë jo, s’mund të kërkojmë diçka që është e pamundur”, tregoi Ymeri.