19/04/2026

Krasniqi njoftoj që në këtë takim është kërkuar ndëshkimin e Serbisë nga ana e BE-së dhe heqjen e masave kufizuese ndaj Kosovës.

Postimi i plotë:

Në Komisionin për Integrime Evropiane sot kemi pritur në takim ambasadorin e  BE-së në Kosovës, Tomáš Szunyog, për të diskutuar për integrimin e vendit, Samitin e Berlinit dhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e Komisionit.

Po ashtu shfrytëzuam rastin për kërkuar ndëshkimin e Serbisë nga ana e BE-së, pas sulmit terrorist në Banjskë dhe kërkuam heqjen e masave kufizuese ndaj Kosovës.

Në takim theksova faktin se si LDK kemi votuar marrëveshjet ndërkombëtare dhe kemi mbështetur të gjitha proceset integruese të vendit sepse është interes i përbashkët, ndërkohë që mazhoranca shpesh herë ka problem me numra në Kuvend, për shkak të papërgjegjësisë.