20/04/2026

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se 25 gra deri më tani e kanë kryer me sukses rikonstruktimin e gjirit në QKUK.

Ai, ka thënë se kjo procedurë në sektorin privat kushton 3-5 mijë euro.

Postimi i tij i plotë:

Me buxhetin e SHSKUK siguruam:

✔Mbi 100 implante të gjirit

✔Mbi 50 ekspander

Kemi siguruar në sistemin tonë publik, në QKUK:

– Rikonstruktimin e gjirit për pacientet që ia janë nënshtruar operacionit të heqjes së gjirit

– Realizimin e kësaj procedure pa pagesë. (nga 3-5 mijë euro që kushton në sektorin privat).

– 25 gra e kryen me sukses rikonstruktimin deri më tani.

Çdo investim shpëton jetë dhe mbron dinjitetin e pacienteve tona.

Do vijojmë me investime që lehtësojnë diagnostikimin, trajtimin dhe rehabilitimin./Front Online