19/04/2026

Një person është dërguar pa shenja jete në spital nga një taksist.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë, njofton raporti 24 orësh i policisë përcjell Klankosova.tv

Në raport thuhet se mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti vazhdon të hetohet.