21/04/2026

Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve ka njoftuar për vendimin e Gjykatës Themelore të Gjilanit për dënimin e një personi, me 120 euro.

Gjatë aksionit për kapjen e qenve endacakë për kastrim, një person thuhet se kishte shkaktuar vdekjen e një qeni me pronar nëpërmjet anestetikëve.

Sipas postimit te Fondacionit në Facebook, i dënuari ishte kontraktor i Komunës së Prishtinës në projektin “Kap, Sterilizo, Vaksino, Lësho”, ai u dënua me 120 euro, e Fondacioni, këtë s’po e sheh si dënim të duhur.

“Dënimi është shumë simbolik (120 EUR) dhe në rast se nuk ka për të paguar këtë shumë, aplikohet 6 ditë burgim. Nuk jemi të kënaqur se si Prokuroria dhe Gjykata nuk e kanë marrë parasysh Nenin 343 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, që parasheh dënime për dhënien e ndihmës veterinare në mënyrë të pandërgjegjshme. Përkundër kësaj, Gjykata ka vërtetuar veprimet e të akuzuarit/dënuarit me këtë rast”, thuhet në reagimin në Facebook.

Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve ka shkruar se ky rast e ka dëshmuar edhe një herë “që stafi i shumë subjekteve veterinare të kontraktura ka mungesë të trajnimeve bazike për procedurat KSVL”.614230157541798