20/04/2026

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar te pikëkalimi kufitar në Merdarë është shtuar koha e pritjes.

Deri në 1 orë e 40 minuta po u duhet qytetarëve që të presin për të kaluar përmes kësaj pike, derisa tek Dheu i Bardhë pritjet janë deri në një orë.

Gjatësia e kolonës është nga 300 deri në 500 metra.

Për hyrje pritjet janë normale. Ato sillen nga 3 deri në 5 minuta nëpër të gjitha pikat kufitare.