Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vizitës së kryeministrit Albin Kurti në Maqedoni të Veriut ku theksi ishte vënë te rruga Prizren-Tetovë.
Haradinaj ka ftuar qytetarët në Maqedoni të Veriut të mos i besojnë për rrugën Tetovë-Prizren, transmeton Telegrafi.
“Të dashur bashkombas shqiptarë në Maqedoni të Veriut. Mos i besoni mashtruesit Albin Kurti. Në Kosovë i ka bllokuar të gjitha rrugët e projektet, përfshirë edhe rrugën e Plavës. Pasi nuk mund t’i gënjej më kosovarët, paska ardh të ju mashtrojë ju, për rrugën Tetovë – Prizren”, thotë Haradinaj.
Kreu i AAK-së ka shtuar tutje se kryeministri Kurti edhe në Shqipëri ka tentuar të bëjë të njëjtin veprim.
“Edhe në Shqipëri tentoi njëjtë, por nuk i besuan dhe e përzunë. As ju mos bini pre e mashtrimeve të tij”, përfundon Haradinaj.https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/846508990173784?ref=embed_post