

Gjatë natës së sotme ka ndodhur një ngjarje tronditëse, ku një 18-vjeçare dyshohet se ka rënë nga lartësia e një objekti, dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka bërë të ditur për Front Online se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sali Nivica”, dhe se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjekët emergjent.
