20/04/2026

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës(AGK), ka organizuara një protestë më datën 31 korrik të vitit nga ora 12:00, në Sheshin Zahir Pajaziti, kjo protestë sipas për mbrojtjen e fjalës së lirë.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me mbështetjen e medieve dhe organizatave të shoqërisë civile, më 31 korrik, e hënë, do të mbajë protestë në shenjë revolte për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë”.

“Protesta me moton “Demokracia vdes në errësirë”, do të fillojë në ora 12:00, në Sheshin Zahir Pajaziti”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

Sipas AGK-së kjo protestë do të jetë paqësore

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i fton kolegët gazetarë, kameramanë e fotoreporterë, t’i bashkohen protestës paqësore të hënën”, thuhet në njoftimin e tyre.