20/04/2026

Pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë tek pikëkalimi kufitar te Dheu i Bardhë janë deri në 5 orë.

Derisa kolonat janë regjistruar deri në 3 kilometra, shkruan Front Online.

Për dallim nga vitet e tjera, në këtë vit nuk ka kolona në Merdare.

Kjo për shkak të tensioneve në veri të vendit.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme në këtë pikë kufitare pritjet janë vetëm 45 minuta.

Bashkëtdhetarët po vijnë në Kosovë nëpërmjet Luginës së Preshevës, përkatësisht “Dheut të Bardhë” dhe “Muçibabës”.

Në hyrje te Dheu i Bardhë aktualisht kolona e automjeteve është 3 km, ndërsa në Muçibabë 400 m./Front Online