20/04/2026

Pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë tek pikëkalimi kufitar te Dheu i Bardhë janë deri në 5 orë.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendsh,pritje për të hyrë në Kosovë ka edhe tek pikëkalimi kufitar në Mutivodë, ku pritjet janë deri në gjysmë ore, në Muçibabë deri në 40 minuta ndërsa më lehtë situata është në Merdarë, ku pritjet janë deri në 20 minuta, transmeton Klankosova.tv .

Ndërsa, pritjet për të dalë nga Kosova janë jo më shumë se 10 minuta, ndërsa kolona te Dheu i Bardhë është deri në 2 kilometra.