“PDK mbetet e përkushtuar për të kontribuar në kthimin e rendit dhe normalitetit në katër komunat tona veriore”, ka shkruar Krasniqi në Twitter.
I pari i PDK-së ka zhvilluar takim edhe në Këshillin e BE-së ku është takuar me Simon Modue, këshilltar për politikë të jashtme i presidentes së Këshillit Evropian.

“U fokusuam në procesin e integrimit të Kosovës në BE. Theksova se Kosova nuk duhet të vuaj masat kufizuese të BE-së për gabimet e qeverisë aktuale, qëndrimi egoist i së cilës nuk pasqyron vullnetin e popullit tonë”, ka shkruar Krasniqi.
Krasniqi i cili ishte i shoqëruar nga shefi i Grupit Parlamentar, Abelard Tahiri vizitën në Bruksel e përfunduan në partinë ALDE.
Sa i përket takimeve në Paris, Krasniqi është pritur në senat ku ka zhvilluar takim me senatoren Laure Darcos nga Grupi i Miqësisë Francë-Ballkan Perëndimor.
Gjatë këtij takimi është diskutuar për situatën në Kosovë dhe mbështetjen e Francës për tejkalimin e sfidave aktuale.
Krasniqi në Twitter gjithashtu ka treguar se në Asamblenë Nacionale është takuar me deputetin Jean Philippe Ardouin.

“Në Asamblenë Nacionale takova deputetin Jean Ardouin, udhëheqës i grupit të miqësisë Francë-Kosovë”. Diskutuam marrëdhëniet tona dypalëshe dhe ramë dakord për nevojën e forcimit të bashkëpunimit ndërparlamentar ndërmjet vendeve tona. Në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, pata një takim të frytshëm me Adrien Frier. Diskutuam zhvillimet aktuale në Kosovë dhe qëndrimet e PDK-së. Përsërita se Kosova nuk ka alternativë ndaj rrugës euro-atlantike dhe se ne do të luajmë një rol kyç në ruajtjen marrëdhënieve me aleatët tanë kryesorë”, ka shkruar Krasniqi.
